22:45 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Vive Cosmos, pajisja e parë VR për këtë vit

Megjithëse vitin e kaluar nuk kishte shumë aktivitete në fushën e teknologjisë VR, duket se ky vit do të jetë më aktiv në këtë fushë sesa më parë.

Kompania HTC prezantoi në Panairin e Elektronikës në Las Vegas, pajisjen e vet të fundit VR – Vive Cosmos.

Megjithëse, përveç njoftimit, ende nuk kemi shumë detaje, dhe duket se pajisja  është e lehtë për t’u përdorur, dhe se është projektuar kryesisht për të qenë komfore.

Vitin e kaluar, HTC lansoi versionin Vive PRO, i cili kushton rreth 800 dollarë.

Ndryshe nga të gjitha pajisjet e mëparshme të VR në treg, kjo do të jetë e para që nuk do të ketë një njësi procesore.

Kjo është një arsye tjetër për të menduar për faktin se fokusi kryesor është në telefonat mobil dhe se nuk do të jetë në gjendje të fitojë peshë për t’u përdorur për lojëra serioze.