09:35 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vizita e parë e Hotit si kryeministër, homazhe te varri i Rugovës

Në orët e para të mëngjesit, Avdullah Hoti e ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit.

Vetëm një gjysmë ore pas pranimit të detyrës, Hoti do ta udhëheqë mbledhjen ceremoniale të Qeverisë së re të Kosovës.

Ndërkohë që vizita e parë e Avdullah Hotit si shef i Ekzekutivit do të jetë për homazhe te varri i ish-presidentit dhe ish-liderit të LDK-së Ibrahim Rugova.

Hoti homazhe do të bëjë edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Ndërkaq, numri një i Qeverisë ditën e parë të punës pritet ta përmbyllë me vizitën në Ministrinë e Shëndetëisë.