08:39 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Vizita e parë zyrtare e Qeverisë ishte në Moskë”

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka deklaruar sot në seancë se sipas tij Qeveria e Kosovës nuk e ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Tiranë.

“Vizita e parë e Qeverisë Haradinaj ishte në Moskë.
Dy ditë pas formimit të Qeverisë, ata kanë shkuar në Moskë dhe e kanë falenderiar Putinin për mosnjohjen e Kosovës” tha ai.

Ndërkaq, menjëherë pas kësaj deklarate, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se po keqpërdoret foltorja e Kuvendit.

“Ne e dimë se kush bashkëpunon me Rusinë. Mos flisni për këtë se kumedit se ku dalim” tha Veseli.

Ai iu drejtuar Konjufcës se nuk është Zot.

“Nuk je Zoti, ulu e pusho, nuk je zoti i gjithkujt me bo me dorë”, tha Veseli./AktivPress