11:19 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Vjedhin para në një banesë, detyrohen t’ia kthejnë pronares

Policia në Gjilan ka arrestuar dy të dyshuar të cilët kishin kryer vjedhjen e një shume parash, në banesën e një femre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” ku pas arrestimit viktimës i janë kthyer paratë, kurse dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit janë dërguar në mbajtje.