17:47 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vjedhja e radhës në një barnatore në Prishtinë, ja si e ‘kapin’ kamerat hajnin (Video)

Pak më parë ka ndodhur vjedhja e radhës në kryeqytet.

Një person i moshës së mesme ka hyrë në një barnatore kinse për të pyetur për medikamente, porse po i njëjti ka vjedhur një telefon celular dhe ka ikur shpejtë, transmeton Indeksonline.

Janë  kamerat ato që regjistrojnë thuajse çdo lëvizje në këtë barnatore, dhe po të njëjtat tregojnë edhe fytyrën e këtij personi që ka kryer vjedhje.

Ndërkohë që për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia e Kosovës, për të cilin rast edhe po kryhen hetimet.

Vlen të përmendim faktin se muajt e fundit dukshëm është rritur fenomeni i vjedhjeve. /Indeksonline/