21:13 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Grabitja afër selisë së AAK-së: Ky është 19-vjeçari që u arrestua nga policia

Një institucion mikrofinanciar afër selisë së AAK-së është grabitur mbrëmjen e sotme. Personi i dyshuar është vënë menjëherë në pranga nga ana e policisë së Kosovës. Indeksonline ekskluzivisht mëson se personi i arrestuar për këtë rast është Florent Rushiti 19-vjeçar.

 I njëjti në pasqyrën e policisë figuron edhe për disa raste të tjera të vjedhjeve.

Ndërkohë sipas policisë, rreth orës 17:40, është raportuar për një grabitje të armatosur të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ në Prishtinë.

“Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë policore të rajonit të Prishtinës janë aktivizuar me shpejtësi dhe kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit të t dyshuarit, marrjes e përpunimit të informacioneve si  dhe kanë realizuar  një operacion të rrufeshëm për kapjen e të dyshuarit”, ka theksuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka theksuar se ndërmarrja e këtij operacioni të shpejtë, si dhe veprimet operativo- hetimore tejet të sofistikuara kanë rezultuar me kapjen dhe arrestimin e personit të dyshuar në ikje e sipër vetëm pak minuta pas ngjarjes./Indeksonline/