11:49 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vjedhje në qendrën tregtare në Gjakovë, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një vjedhje në një qendër tregtare në qytetin e Gjakovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër pasi që të njëjtit janë kapur duke vjedhur në një qendër tregtare duke vjedhur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.