22:42 / E Diele, 14 Gusht 2022 / AR

Vjen deklarata e Alec Baldwin pas raportit të FBI-së

Një raport i ri i FBI-së ka zbuluar disa detaje të tjera nga vdekja e Halyna Hutchins në sheshxhirim.

Sipas raportit Alec Baldwin tërhoqi këmbëzën e armës që vrau kineasten në setin e filmit “Rust”. Aktori më parë e ka mohuar këtë gjë, mirëpo raporti ka hedhur poshtë deklaraten e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit që shkoi. Mjekësia ligjore ka raportuar se arma nuk mund të shkrepej kurrsesi nëse këmbëza nuk do të tërhiqej.

“Rishikimi i raporteve të disponueshme të zbatimit të ligjit nuk tregoi asnjë demonstrim bindës se arma e zjarrit ishte e ngarkuar qëllimisht me municion të vërtetë. Bazuar në të gjitha informacionet e disponueshme, duke përfshirë mungesën e qëllimit të dukshëm për të shkaktuar dëm ose vdekje, mënyra e vdekjes klasifikohet më së miri si aksident”, thuhet në raport.