Vjen humbja e dytë me radhë për Bashkimin, mposhtet nga Vëllaznimi
Skuadra e Vëllaznimit ka shënuar fitore në Superligën e Kosovës në basketboll ndaj KB Bashkimit.
Rezultati i ndeshjes në Palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë u mbyll me shfirat 78:67, shkruan Indeksonline
Basketbollisti më i mirë te “kuqezinjtë” ishte Michael Nuga me 25 pikë, katër kërcime dhe tri asiste.
Kurse te skuadra e Bashkimit, më i miri në fushë ishte Lejson Zeqiri, me 19 pikë, dy kërcime dhe një asist.
Kujtojmë që kjo ishte humbja e dytë me radhë për Bashkimin në Superligë./Indeksonline/