Vjen humbja e katërt e Ballkanit këtë sezon, befasohet nga Fushë Kosova

Skuadra e Fushë Kosovës ka shënuar një fitore të madhe ndaj liderit të Superligës së Kosovës, Ballkanit me rezultatin 2:0.
Vendasit treguan se janë futur për t’i bërë telashe ekipit të Ilir Dajës qysh në pjesën e parë, shkruan Indeksonline
Në minutën e 10’të, Skrijelj shënoi për epërsinë e vendasve.
Edhe në pjesën e dytë, i njëjti lojtar (Skrijelj) shënoi për shifrat 2:0 në minutën e 52’të, duke ia dhënë fitoren e madhe klubit të tij.
Me këtë fitore, Fushë Kosova shkon në kuotën e 19 pikëve në pozitën e parafundit, kurse Ballkani mbetët në vendin e parë me 51 pikë./Indeksonline/
