14:42 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / Gj. Sh

Vjen momenti i Neuer, rikthehet në fushë pas gati një viti

Manuel Neuer do të rikthehet në fushë pas gati një viti.

Portieri gjerman do të startoj nga minuta e parë për Bayern Munchenin, në ndeshjen kundër Darmstadit, shkruan IndeksOnline.

Paraqitja e fundit e Neuer me fanellën bavareze ishte me 12 nëntor të vitit 2022.

Ai kishte lënduar gjurin derisa ishte duke bërë ski në dhjetor të vitit të kaluar, kur po mbahej Kampionati Botëror.

37-vjeçari ka punuar shumë për tu rikther në fushën e blertë, dhe trajneri Thomas Tuchel i ka dhënë rastin të luaj nga minuta e parë në ndeshjen e sotme./IndeksOnline/