18:29 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vjen në botëror, ia vjedhin këngëtarit bizhuteritë në vlerë 787,000 dollarë

Këngëtari kolumbian Juan Luis Londono është plaçkitur në një hotel në Moskë “Four Seasons” dhe pretendon se hajnat e panjohur kanë marrë bizhuteri dhe sende luksoze me vlerë 787,000 dollarë.

Ai ishte vendosur në hotel gjatë Kupës së Botës në futboll që po mbahet në Rusi.