11:02 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vjen në Shqipëri jahti 250 mln dollarë i familjes mbretërore

Një jaht luksoz është fotografuar në detin Jon të qytetit të Sarandës. Jahti ‘Al Raya’, vlera e të cilit është 250 milionë dollarë, është pronë e familjes mbretërore të Bahrain-it, shtetit arab në Gjirin Persik.

Nuk dihet se kush gjendej brenda jahtit me gjatësi 110 m.

Sikurse mund të shihet edhe nga fotot, një grup njerëzish i janë drejtuar qytetit jugor përmes një gomoneje.

Jahti luksoz ‘Al Raya’ është prodhuar në vitin 2008.