75 Mall Live Search
21:32 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Vjen reagimi i parë nga Ali Ahmeti, pas kundërshtimit për Ligjin e Gjuhës

Anipse presidenti i Maqedonisë, George Ivanov ka kërcënuar se nuk do ta nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pohoi se shqipja do të zyrtarizohet edhe pa nënshkrimin e tij.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një deklaratë për televizionin publik tha se Ligji për përdorimin e gjuhëve, i miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë, është një e arritur historike për shqiptarët dhe me këtë ligj është mbyllur një kapitull shumë i rëndësishëm i Marrëveshjes së Ohrit.
“Është një e arritur e madhe, një e arritur vërtetë historike për shqiptarët në Maqedoni, por edhe për shqiptarët që jetojnë në hapësirat e veta në Kosovë dhe në Shqipëri. Kjo gjuhë do t’ju shërbejë të gjithë shqiptarëve, po ashtu është edhe në dobi të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse çdo i dyti banorë i këtij vendi flet ndryshe nga gjuha e bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Ligji i miratuar është në dobi të stabilitetit dhe të paqes. Me këtë ligj është përmbyllur një kapitull shumë i rëndësishëm i Marrëveshjes së Ohrit, e cila erdhi si rezultat i sakrificës dhe rezistencës së popullit shqiptarë. Për këtë gjuhë ka heronj, ka dëshmorë që kanë dhënë jetën në vitin 2001”, ka theksuar Ahmeti.

Lidhur me paralajmërimet e presidentit maqedonas Ivanov, se nuk do ta dekretojë Ligjin, Ahmeti theksoi se Ivanov është i obliguar ta nënshkruajë Ligjin, në të kundërtën e shkelë Kushtetutën e këtij vendi.
“Zotit Ivanov i kam bërë një porosi që ai ta dekretonte Ligjin, që në votimin e dytë. Ai nuk mundi ta tejkalojë veten për të qenë një përfaqësues legjitim i të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Me votimin në lexim të tretë që është bërë në Kuvendin e Maqedonisë, zoti Ivanov e ka detyrim kushtetues ta dekretojë ligjin, sepse në të kundërtën ai shkel Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Vlerësojmë se tani më ai mban qendrim politik dhe antishqiptar. Ligji do të hyjë në zbatim, e nënshkroi apo nuk e nënshkroi Ivanovi”, ka shtuar tutje Ahmeti.

Veprimin e ashpër të opozitës maqedonase gjatë miratimit të ligjit, Ahmeti e cilësoi si një reagim të VMRO-DPMNE-së për t’u arsyetuar para votuesve të saj.

“Reagimi në Kuvend i opozitës nuk do t’i ndihmoj VMRO-DMNE-së të përmirësoj imazhin e saj e as te elektorati i vet, e as nuk do t’i shërbejë VMRO-së që të përmirësoj imazhin tek shqiptarët në Maqedoni. Nuk kam pritur të votoj e as të aplaudojë VMRO për ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Konsideroj se një reagim i tillë i opozitës maqedonase ndodhi për t’u arsyetuar përpara votuesve të saj”, nënvizoi Ahmeti.

Former Macedonian Prime Minister Nikola Gruevski (R) approaches Macedonian Parliament Speaker Talat Xhaferi during a parliament session in Skopje, Macedonia March 14, 2018. REUTERS/Maja Zlatevska
The parliament security intervene as the lawmaker of the opposition VMRO DPMNE party Nikola Gruevski, center front, confronts the parliament speaker Talk Xhaferi, right, during the voting for the law to make Albanian the second official language in the country, on a parliament session in Skopje, Macedonia, Wednesday, March 14, 2018. Macedonian parliament has approved for the second time the law making Albanian the second official language in the country after the country’s president Gjorge Ivanov in January has vetoed the bill, describing it as unconstitutional and unnecessary. (AP Photo/Boris Grdanoski)