22:40 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vjen reagimi i parë nga Shqipëria për shkodranin e masakruar në Francë

Nuk do e besoni se kush është bërë shkak për të sjellë reagimin e parë të Shqipërisë zyrtare për masakrimin që i është bërë një të riu shkodran në një burg në Marsejë dhe që aktualisht po lufton me vdekjen, i mbajtur gjallë vetëm përmes aparaturave në spital.

Florenc Beqiraj, 23 vjeç, ndodhet në vdekje klinike në një spital në Marsejë të Francës, gjendje në të cilën arriti gjatë kohës që qëndroi në burg atje.

Shkodrani prej dy vitesh në Francë për të përfituar azilin, ishte ndaluar nga policia për mungesë dokumentacioni, por gjatë qëndrimit në burg diçka nuk shkoi mirë dhe ai u gjet i masakruar, me shenja në trup, dhe një shenjë teli në fyt, duke përfunduar në gjendje të rëndë. Disa zëra thotë se ai ka tentuar vetëvrasjen, një fakt i papranueshëm për familjen, ndërsa të tjerë thonë se ai është masakruar në burg, ndoshta nga policia, ose të pendehurit.

Është këngëtari i muzikës rep, Noizy me emrin e vërtetë Rigels Rajka, që është prekur nga kjo histori dhe i ka shkruar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Noizy ka postuar në Instagram bisedën që ka pasur në Whatsapp me të parin e Tiranës, prej të cilit ka marrë garanci se dikush nga ambasada shqiptare në Francë do të gjendet pranë Florencit dhe familjarëve të tij.

Këta të fundit janë të shokuar nga ngjarja, pasi spitali ka kërkuar praninë e tyre për të dhënë firmën që t’i heqin aparaturat që e mbajnë në jetë 23-vjecarin, pasi sipas bluzave të bardha për të nuk ka më shpresë.