Vjen reagimi i Policisë rreth vizitave të paralajmëruara të ministrave serb
Policia e Kosovës ka konfirmuar se me qëllim të zbatimit të vendimit zyrtar të autoriteteve shtetërore, ka angazhuar njësi relevante policore të cilat do të veprojnë konform situatë në raport me vendimin e MPJ-së dhe RKS.
E gjithë kjo erdhi pas kërkesës së përfaqësuesve serb për të qëndruar në veri të Mitrovicës, kërkesë kjo e refuzuar nga Ministra e Punëve të Jashtme të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Gjithashtu është shtuar se hyrja do të ju lejohet vetëm personaliteteve të cilët do të kenë leje zyrtarë të autoriteteve të shtetit të Kosovës.
Ky është njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja policore, në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS) për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë z.Vulin dhe z.Gjuriq, ka angazhuar njësi relevante policore për implementim të këtij vendimi.Sipas informacioneve dhe deklarimeve të vetë zyrtarëve serbë, të njëjtit kanë deklaruar se edhe përkundër vendimit zyrtar të autoriteteve të Kosovës për ndalim të hyrjes së tyre, ata do të realizojnë vizitën e tyre të planifikuar në veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës, me qëllim të zbatimit të vendimit zyrtar të autoriteteve shtetërore, ka angazhuar njësi relevante policore të cilat do të veprojnë konform situatës në raport me vendimin e MPJ-së së RKS-së.
Ndërsa do të ju lejohet hyrja vetëm personaliteteve të cilët do të kenë leje zyrtare të autoriteteve të shtetit të RKS-së, për të realizuar vizitat e tyre të planifikuara sipas kërkesës zyrtare.