75 Mall Live Search
09:35 / E Martë, 09 Qershor 2026 / P M

Vjosa Osmani e para, ja sa vota mori “grupi i saj” në LDK

Teksa procesi i numërimit të votave po vazhdon dhe deri tani janë numëruar 19.58 për qind e votave, rezultatet preliminare po nxjerrin në pah kandidatët më të votuar brenda listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Krahas emrave të LDK-së, prurjet e reja në këtë pari si Vjosa Osmani, e renditur me numrin 1 në listën e LDK-së, kryeson bindshëm me 13 mijë e 575 vota, duke lënë pas kandidatët e tjerë të subjektit.

Në mesin e emrave të cilët kanë shkuar nga Vetëvendosje si Albena Reshitaj, e cila renditet e 16-a në listë dhe deri më tani ka siguruar 2 mijë e 876 vota.

Ndërkohë, Jeta Statovci e 21-a me 2 mijë e 153 vota, duke u renditur ndër kandidatët që kanë fituar mbështetje të konsiderueshme nga elektorati.

Një tjetër kandidate është Farie Hoti, e cila renditet e 28-a me 1 mijë e 647 vota.

Po ashtu, Haxhi Avdyli, i renditur i 39-i në listën e LDK-së, ka marrë deri tani 1 mijë e 46 vota.

Ndërkaq, Bardhyl Hasanpapaj, i renditur me numrin 44 në listë, ka siguruar 944 vota sipas numërimit aktual.