75 Mall Live Search
15:49 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vjosa Osmani kërkon nga LDK-ja lëndën e shkarkimit, emrat…!

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i është drejtuar Kryesisë së LDK-së me një letër, ku ka kërkuar gjithë dokumentacionin e lëndës së shkarkimit të saj, përfshirë rezultatet e votimit dhe evidencën e votimit të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Konkretisht kërkoj që të më vihet në dispozicion lista e plotë e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, meqenëse e njëjta nuk është e publikuar askund, emrat e anëtarëve të KP që kanë votuar për, kundër osë abstenim, si dhe emrat e atyre që nuk kanë marrë pjesë farë në votim. Poashtu, për të garantuar integritet sado minimial të këtij procesi, kërkoj që të më vihet në dispozicion përmbajtja e secilës përgjigje të anëtarëvë të Këshillit të Përgjithshëm, të cilët kanë marrë pjesë në votim”, shkruhet në letrën e Osmanit.

Letra është dërguar më 25 qershor, dhe vjen si rezultat i shkarkimit të saj nga pozitat në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për ta zëvendësuar me Avdullah Hotin.

Propozimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga këto pozita erdhi nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë me arsyetimin se Osmani doli kundër qëndrimeve të partisë, duke mos votuar qeverinë e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit./Indeksonline/