18:57 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Romëve takon përfaqësuesit e këtij komuniteti

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Presidentja Vjosa Osmani sot priti në takim përfaqësuesit e komunitetit rom në Qeveri, Kuvend dhe shoqëri civile.

Ajo i ka uruar për këtë ditë dhe ka theksuar se nuk mjafton që vetëm në ditë të tilla t’i drejtojmë sytë kah komuniteti rom.

Osmani i siguroi bashkëbiseduesit se dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për komunitetin rom për t`i kuptuar dhe adresuar nevojat e tyre.