14:56 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vjosa Osmani nxjerr tri thekse të rëndësishme nga takimi Thaçi-Pompeo

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka shkruar në Facebook se janë tri thekse të rëndësishme nga deklarata e Departamentit të Shtetit Amerikan, pas takimit Thaçi-Pompeo.

Tri thekse të rëndësishme të deklaratës së Departamentit të Shtetit pas takimit Pompeo-Thaçi:

1. “SHBA rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin e Kosovës”.
(që nënkupton mbeshtetje per sovranitetin në gjithë territorin e Kosovës në kufijtë në të cilët SHBA e ka njohur Kosovën).

2. “SHBA kërkon marrëveshje me Serbinë që është e implementueshme”. (që nënkupton se marrëveshja duhet të jetë e pranueshme për popullin e Kosovës dhe për Parlamentin e Kosovës, sepse përndryshe ska si implementohet)

3. “SHBA kërkon marreveshje me Serbinë që e rritë stabilitetin rajonal”.
(përderisa me planin ruso-serb për ndryshim kufijsh arrihet pikërisht e kundërta, pra destabilizimi i rajonit e më gjerë)” shkruan Vjosa Osmani.

Temat: