17:39 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vjosa Osmani priti në takim Miroslav Lajçak

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Diplomati sllovak ka arritur sot në Prishtinë ku fillimisht ka takuar kryeministrin Avdullah Hoti.

Lajçak nesër pritet të takojë presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e partive politike.

Pas pak të dy pritet që të dalin para mediave për të treguar për arsyet dhe temat e takimit.