13:55 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Vjosa Osmani: Shfuqizimi i Speciales sjellë pasoja për të ardhmen integruese të Kosovës

Vjosa Osmani në Komisionin për Punë të Jashtme, ku po raporton zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka folur rreth kërkesës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ajo ka thënë se një nismë e tillë mund ta dëmtojë Kosovën, raporton Indeksonline.

“Nisma për shfuqizimin e Speciales mund të sjellë pasoja tek Kosova nga disa shtete. Mirëpo kjo nismë mund ta dëmtojë Kosovën në cilëndo aplikim drejt organizatave ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Ndryshe, kërkesa për shfuqizimin e Speciales ishte nënshkruar nga 43 deputetë. Ajo ka kaluar në Qeveri, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se ajo është në procedurë të zakonshme dhe kurdo që e sjellë procedura, do të trajtohet./Indeksonline/