12:20 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Vjosa Osmani zihet ngushtë kur pyetet nga gazetarët pse po i kryen vizitat ceremoniale

U.d e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani mëngjesin e sotëm e ka filluar me vizita ceremoniale tek varri i ish presidentit Ibrahim Rugova dhe tek kompleksi memorial ”Adem Jashari”. Osmani nga kompleksi memoriali ”Adem Jashari” ka thënë se këto ditë sfieudese nëpër të cilën po kalon Kosova, është e rëndësishme të përkulemi para njerëzve e figurave që përbëjnë bazamentin e shtetësisë dhe lirisë së Kosovës.

“Ky është vendi ku mund ta gjejmë simbolin më të fuqishëm të sakrificës, të rezistencës dhe qëndrueshmërisë mbi njerëzore. Në anën tjetër këtu mund të shohim dëshmimin e drejtpërdrejtë të gjenocidit që ka kryer Serbia në Kosovë. Këtu ka pasur fëmijë e gra të moshave të ndryshme, diku 2/3 e personave janë gra e pleq që janë masakruar. Kjo tregon për mendësinë çfarosëse, për të cilën akoma Serbia nuk kërkon falje, këtu jemi që ta rigjejmë frymëzimin i cili për secilin prej neve”, tha Osmani.

Ndërsa e pyetur nga gazetarët pse po i bën këto vizita ceremoniale, kur është vetëm ushtruese e detyrës, ajo ka thënë se vizita e saj nuk është thjeshtë teknike, por përmbajtjesorë dhe se ajo ka të gjitha kompetencat sikurse të jetë presidente e zgjedhur.

Në anën tjetër ajo nuk ka dashur të komentoj arrestimet e ish Presidentit Hashim Thaçi, ish kryepalrmanetari Jakup Krasniqi e Kadri Veseli si dhe të shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi, duke thënë se veprimet juridike nuk do të duhej të merrni komente politike.

Të katërt nga ta janë ndërfigurat më të rëndësishme të UÇK-së./IndeksOnline/