10:47 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vlera e 11-shes së Norwichit që mposhti Man Cityn ishte 7 milionë euro

E sapo promovuar në Premierligë, Norwich pritej të rikthehej prapë në një rang më poshtë. Sidomos pasi që nuk shpenzoi aspak në afatin kalimtar.

Por, ajo çfarë nuk priste askush, ishte ta mposhtnin Manchester Cityn, kampionin aktual të Premierligës.

Norwich, gjithashtu hyri në këtë ndeshje me shumë mungesa të lojtarëve startues, por kjo nuk i ndali ata ta mpshtin 3:2 Man Cityn.

Ajo çfarë e bënë edhe më të pabesueshme këtë fitore është fakti se vlera e përgjithshme e 11-shes startuese të Norwichit ishte rreth 7 milionë euro (6.45 milionë funte).

Ndërsa vlera e 11-shes së Cityt shkonte mbi 410 milionë euro./Indeksonline/