10:13 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Vlera e bitcoin është më e larta në histori

Vlera e bitcoin-t është më e larta në historinë e kësaj kriptomonedhe. Të mërkurën, në orën 22.54, bitcoina ishte me vlerë 21.298 dollarë.

Kjo është një rritje në vlerë me 9.5 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar.

Vetëm dy javë më parë, bitcoini kaloi 10.000 dollarë për herë të parë. Rritja vlerësohet se ka shkuar deri në 400%.

Vlera më e ulët e bitcoini këtë vit ishte në mars dhe arriti në 3.600 dollarë./Indeksonline/