14:14 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vlera e 3 kundërshtarëve të ardhshëm të Kosovës

Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen gjysmëfinale të Play-offit të Ligës së Kombeve.

Nëse arrin të fitojë ndaj fqinjëve tanë juglindorë, atëherë “Dardanët” në finale do të luajnë me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi.

Vetëm njëra nga këto katër kombëtare do të mund të kualifikohet në finalet e Kampionatit Europian, shkruan Indeksonline.

Kosova: 25 vjeç – FIFA 114 – Vlera 63.13

Sipas tabloidit të madh të statistikave “Transfermarkt”, Kosova e ka vlerën më të madhe në treg, me skuadrën e parë që kushton rreth 63 milionë euro. Në këtë vlerë nuk janë të përfshirë futbollistët e lënduar si Vedat Muriqi (8 milionë), Arbër Zeneli (6 milionë) dhe Hekuran Kryeziu (rreth 2 milionë).

Lojtari me vlerën më të lartë në këto statistika është Milot Rashica, ku vlera e kartonit të tij është 20 milionë euro.

Maqedonia e Veriut: 26.2 vjeç – FIFA 68 – Vlera 56.70

Maqedonia e Veriut sipas kësaj “webfaqe” kushton 56.7 milionë euro, ku tre futbollistët më të kushtueshëm janë shqiptar.

Eljif Elmasi (17 milionë euro), Enis Bardhi (15 milionë euro) dhe Ezgjan Alioski (4.5 milionë euro) janë futbollistët më të vlefshëm te Maqedonia.

Gjeorgjia: 27.3 vjeç – FIFA 90 – Vlera 26.85

Gjeorgjia është në vendin e tretë në këtë listë me vlerë 26.85 milionë euro. Lojtari më i vlefshëm te kjo kombëtare është mbrojtësi i Shakhtarit Davit Khocholava që kushton rreth 5 milionë euro.

Bjellorusia: 28.7 vjeç – FIFA 86 – Vlera 17.55

Bjellorusia është kombëtarja më e dobët në këtë statistikë. Ish republika sovjetike kushton 17.55 milionë euro dhe lojtari më i vlefshëm është  mbrojtësi i Krasnodar, Aleksandr Martynovich që kushton 4 milionë euro.

Shpresojmë se në ndeshjet e marsit këto statistika të vlejnë edhe për rezultate. /IndeksOnline/