18:11 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vllahiu: Në raportin 100 ditësh të Qeverisë Haradinaj nuk zë vend dështimi

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Arbër Vllahiu, konsideron se 100 ditëshi i qeverisjes së Ramush Haradinajt pati shumë suksese dhe s’bëhet fjalë për dështimin.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, Arbër Vllahiu, deklaroi se brenda 100 ditëshit të qeverisë aktuale, është arritur madje dhe një marrëveshje tejet e rëndësishme, ajo për Termocentralin ”Kosova e Re”.

”100 ditëshi i qeverisjes së Haradinajt nuk ka të bëjë me dështimin. Ky 100 ditësh është karakterizuar me atë që nuk ka pas Kosova deri më sot, me zgjidhje të problemeve, vendimmarrje dhe punë”.

”Në 100 ditëshin e parë të qeverisjes së Haradinajt, ka një marrëveshje për Termoctralin, mbi 250 vendime, të tillat që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarit të Kosovës”.

”Termocentrali është marrëveshja e lidhur është tejet e rëndësishme sepse është e lidhur drejtpërdrejt me investimet e huaja”.

”Përvec kësaj është Ligji për Prishtinën, brenda 10 ditëve të para ka kaluar gjë që kishte ngecur për vjet të tjera, kemi ligjin për lirinë fetare që lehtëson pranimin e Kosovës në UNESCO si dhe një njohje kishim”.

”Qeverisja Haradinaj po i kthen Kosovës dinjitetin e saj”.

”Çështja e Demarkacionit dhe liberalizimit është trajtuar qysh në ditët e para të mandatit të saj, nuk ka ngec është dhënë një drejtim kësaj cështjeje për të gjetur një mundësi të re për përmbylljen e një procesi të liberalizimit”, ka përfunduar Vllahiu,