19:51 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Vllaznia e Pozheranit rikthen lojtarët?

Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit është afër t’i rikthej futbollistët e larguar.

Sipas burimeve të IndeksOnline, klubi nga Anamorava pritet të bëhet me donator të ri, prandaj shumica e futbollistëve të larguar do të rikthehen në skuadër.

Përveç këtyre spekulimeve, thuhet se Gani Sejdiu mund të bëhet menaxher i klubit të Vllaznisë.

Kujtojmë se nga klubi u larguan 13 futbollistë për shkak të krizës financiare: Maliq Behluli, Festim Alidema, Alban Shillova, Festim Krasniqi, Rron Statovci, Albert Stublla, Fuad Karabegu, Erdin Hashani, Armend Kastrati, Bergin Maliqi, Alban Rexhepi, Shkumbin Salihi dhe Elbasan Thaqi.

Vllaznia është në pozitën e fundit në tabelën e Superligës, ku pas 18 ndeshjesh ka vetëm tetë pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/