15:05 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Vllaznia e Pozheranit transferon ish-lojtarin e Vushtrrisë (Foto)

Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit nuk e ka ndërmend të ndalet së transferuari lojtarë.

Klubi nga Anamorava sapo ka zyrtarizuar ish-lojtarin e Vushtrrisë, Hetem Hyseni, shkruan IndeksOnline.

Hyseni u rritë në klubin e Vushtrrisë, por gjatë janarit u la i lirë nga ish-kampioni i Superligës.

Sulmuesi do t’i ndihmoj skuadrës së Vllaznisë që ta siguroj së paku barazhin./IndeksOnline/