19:07 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Befason trajneri i Gjilanit: Ky futbollist ia fali një gol Prishtinës

Gjilani është mposhtur nga Prishtina me rezultat 2-1 me dy gola në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se portieri ia fali golin kundërshtarëve dhe më pas ra motivi i lojtarëve.

“Është vështir shumë që morëm dy gola në fund në 15-të, minutat e fundit. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, shënuam gol, ndërsa në të dytën u futem në defanziv të thellë edhe pse kështu nuk ishin udhëzimet që të luanim. Mendoj se portieri jonë i’a fali një gol Prishtinës, ku me pas ra motivi te lojtarët ngase deri në ato momente ishin fantastik, por goli i parë i Prishtinës, ishte demotivues për neve që nuk duhet të ndodhte”, deklaroj Hyseni për SSK.

Gjilani ishte në avantazh pas pjesës së parë mirëpo nuk arritën ta mbajnë deri në fund. /IndeksOnline/