17:34 / E Martë, 23 Qershor 2020 / C E

Vlora Dumoshi: Këtë muaj vendoset shtatorja e Fadil Vokrrit

Me 9 qershor të këtij muaji u bën dy vite që nga ndarja nga jeta e legjendës së futbollit mbarë shqiptar, Fadil Vokrri.

Po në atë ditë, u bë zbulimi i bucetës fituese për shtatoren e Vokrrit.

Kurse, në e seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, Ministrja për Kultur, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, ka thënë se i gjithë projekti, përfshirë edhe parku memorial do përfundojë në fund të muajit tetor.

Kjo shtatore pritet të kushton 48 mijë euro, kurse për lokacionin pritet të vendoset nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, ndërsa do të jetë tre metra e gjatë.

Ndryshe, Fadil Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor të vitit 2018 në moshën 57 vjeçare, pas një sulmi në zemër.