19:11 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

‘Vlorat’ e Kosovës me shqiponja në Vlorë, i mbështet kryeministri Edi Rama

Ditë më parë Indeksonline informoi se 28 vajza dhe gra nga Kosova që mbajnë emrin Vlora do të udhëtojnë drejt Shqipërisë, respektivisht në qytetin e Vlorës.

Duket se ato po shijojnë momente të bukura bashkë në qytetin ku u ngrit flamuri kombëtar, më 28 nëntor të vitit 1912 nga Ismajl Qemajli.

E mirëseardhje në qytetin historik të Vlorës, ‘Vlorave’ nga Kosova iu ka dëshiruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri shqiptar ka postuar një fotografi të përbashkët të ‘Vlorave’ në Vlorë, teksa me duar formojnë simbolin kombëtar shqiponjën./Indeksonline/.