10:23 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vodhën derivate të naftës dhe një akumulator, arrestohen dy persona në Klinë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në fshatin Jashanicë e Ulët në komunën e Klinës.

Arrestimi i tyre është bërë, pasi dyshohet se të njëjtit kanë vjedhur derivate të naftës dhe një akumulator.

Me vendim të prokurorit janë bastisur pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe janë konfiskuar bidonë me naftë dhe akumulator, transmeton Indeksonline.

Dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Indeksonline/