14:56 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vodhi gjëra në pesë të mëngjesit, arrestohet pasdite 17 vjeçari në Kamenicë

Policia e Kosovës, stacioni Policor i Kamenicës ka njoftuar se në orët e hareshme të mëngjesit, rreth orës 05:00 është kryer një vjedhje nga 17 vjecari.

“Njësitet reaguese nga stacioni policor i Kamenicës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është arrestuar i dyshimti i mitur (2000). I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit për punë sociale. Janë gjetë fakte të qëndrueshme se ai është i involvuar në rastin e cilësuar nga prokurori i shtetit ‘Vjedhje e rëndë’. Sendet e vjedhura që janë gjetë te i dyshimti si: telefona mobil dhe gjësende tjera i janë kthyer pronarëve legjitim”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, me vendim të Prokurorit rasti procedohet në Prokurori në procedurë të rregullt. /Indeksonline/