22:51 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Vogëlushi nga Podujeva që ndodhet në Beograd, në gjendje të rëndë shëndetësore

Vogëlushi 5 muajsh nga Podujeva është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Unik Statovci tash e tre muaj është i sëmurë me një infeksion virusal në mushkri, ku edhe po vazhdon të mjekohet në Beograd, shkruan Indeksonline.

Uniku, fillimisht ka nisur trajtimin në QKUK, por pastaj është dërguar në spitalin Tirsova të Beogradit, ku gjendet tash e sa javë në repartin intenziv.

Shumë qytetetarë u janë përgjigjur thirrjee për t’i ndihmuar familjes Statovci financiarisht, kjo marrë parasysh që një natë në spitalin Tirsova është 300 euro. Iniciativën për të ndihmuar Unikun e vogël e nisën grupi “Marakli t’kerreve”. /Indeksonline/