18:36 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vogëlushja britanike gjen në mesazh urimin e dërguar nga të burgosurit kinezë

Kina ka hedhur poshtë akuzat për punë të detyruar në një burg në Shangai, pasi media raportoi se në një urim për Krishtlindje ishte gjetur një mesazh ku thuhej se ishte paketuar pa dëshirën e të burgosurve, raporton Reuters.

‘Sunday Times’ raportoi se një vajzë kishte gjetur një mesazh në një kartolinë që kishte blerë në Tesco, një supermarket britanik.

Në letër thuhej: “Ne jemi të burgosur të huaj në burgun Qinpgu të Shangait. Ne jemi të detyruar të punojmë kundër vullnetit tonë.”

Gazeta raportoi gjithashtu se mesazhi thoshte se kushdo që e merr atë, ai do të duhej të kontaktojë Peter Humphrey, një ish-gazetar që hetoi mashtrimet e korporatave dhe ishte i burgosur në Qinpgu nga 2014 deri në 2015.

‘Sunday Times’ raporton se mesazhi u gjet nga vajza gjashtëvjeçare Florence Widdicombe, e cila ia tregoi babait të saj. Dhe ai më pas kontaktoi Humphrey përmes LinkedIn.

Tesco tha të dielën se ata kanë filluar një hetim për të gjithë çështjen.

Nga ana tjetër, Geng Shuang, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës, tha sot se burgu në Shangai nuk i detyron të burgosurit të punojnë kundër vullnetit të tyre. Ai gjithashtu shtoi se ishte një trillim i tregtuar nga Humphrey.

“Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë mundësi të bëj asgjë për të falsifikuar këtë histori,” tha Humphrey për Reuters.

Ai shtoi se as nuk e njihte familjen që kishte marrë mesazhin, por shpjegoi gjithashtu se mesazhi përputhet me gjithçka që kishte biseduar këtë vit me ish-të burgosurit në burg, të cilët i konfirmuan se ata po paketonin kartat e Krishtlindjeve për Tesco.

Përndryshe, Humphrey kaloi 23 muaj në burg me akuzën e regjistrimit në mënyrë të paligjshme të shtetasve kinezë, duke u shitur ato informacione klientëve, përfshirë GlaxoSmithKline. Humphrey tha gjatë procesit gjyqësor se nuk e dinte se veprimet e bëra ishin të paligjshme.