22:25 / E Hënë, 03 Maj 2021 / OSH

Vojvoda shënon golin që do ta mbaj Torinon në Serie A

Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda ka shënuar golin e parë me fanellën e Torinos.

Goli i kosovarit erdhi në kohën më të duhur për skuadrën e Torinos, transmeton Indekssonline.

Ai shënoi në minutën e 63-të kundër Parmas, pas një asistimi të bukur të Ansaldit.

Rezultati momental është 1:0 në të mirë të Torinos. Me një fitore të mundshme sonte, Torino bën një hap të madh për mbetjen në Serie A./Indeksonline/