16:22 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Volejbollistët serb ndalohen në Jarinjë, nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Volejbollistët e ekipit O.K. Kosovska Mitrovica nga Loznica, janë ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës. Ata sot do të luanin ndeshjen e raundit të 10 të Ligës së Parë të Volejbollit të Serbisë, në qytetin e Mitrovicës.

Trajneri dhe lojtari i ekipit O.K. Kosovska,  Nikola Radomirović, tha për Radio Contact  Plus se rreth orës 12 lojtarët nga Loznica janë ndalur në pikën kufitare në Jarinjë dhe se ata nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë,transmeton Klan Kosova.

“ Këtu në pikën kufitare ka një problem me të gjitha ekipet sportive nga Serbia që vijnë këtu të luajnë”, tha Radomirović.

Më tej ai shtoi se ata nuk dëshirojnë t’i lejojnë të hyjnë dhe të kërkojnë miratimin nga Ministria e Sportit në Kosovë.