13:34 / E Shtunë, 27 Nëntor 2021 / A. M.

Von Cramon dënon sulmin në Gllogjan

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas vrasjes së tre persona në Gllogjan, ku dy prej tyre ishin nxënës.

Von Cramon përmes një postimi në Twitter ka kërkuar hetim të shpejtë për rastin.

“Ngushëllimet e mia të thella popullit të Kosovës për humbjen tragjike të 3 jetëve në sulmin monstruoz të djeshëm në Gllogjan. Zemra ime shkon për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Hetimi i shpejtë dhe vënia para drejtësisë e sulmuesit është një domosdoshmëri”, ka shkruar Von Cramon.