12:39 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vota të pavlefshme dhe votime nga dy herë, KQZ-ja has në parregullsi gjatë numërimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë-Kosovë po vazhdon sot numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me aftësi të kufizuara. Indeksonline po e përcjell nga afër këtë proces.

Gjatë numërimit po evidentohen shumë vota të pavlefshme. Disa nga to janë të personave që kanë votuar nga dy herë.

Në këto raste, komisionerët nuk po i hapin zarfet fare. Vetëm në dy kuti votimi, kanë dalë 60 zarfe të personave që kanë votuar nga dy herë.

Procesi i numërimit të votave me kusht dhe i atyre të personave me aftësi të kufizuara pritet të përfundojë sot në orët e pasdites./Indeksonline/