Votohet ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës
Deputetët e Kuvendit kanë votuar pro projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Me 107 pro vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ky projektligj ka kaluar në seancën plenare.

Pas shqyrtimit të dytë të projektligjit, mbetët për tu votuar projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Votimi i këtyre tri projektligjeve ndryshon mandatin e FSK-së në Forca të Armatosura, përkatësisht në Ushtri të Kosovës./Indeksonline/