19:34 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Votoi kundër SHBA-ve, Shqipëria sqaron votën që do të tërbojë Trump-in

Ministria e Punëve të Jashtme ka sqaruar votën e saj pro rezolutës së OKB-së për të mbajtur qendrim neutral ndaj statusit të Jeruzalemit pas vendimit të Presidentit Trump për t’a njohur atë si kryeqytet të Izraelit.

Në një deklaratë për mediat thuhet se vota e Shqipërisë kundër Trumpit është në koherencë me BashkiminEvropian.

“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje.

Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Shqipëria u rendit mes 127 vendeve të tjera që votuan pro kësaj rezulute, e cila mori vetëm 8 vota kundër ku dy prej tyre ishin të Izraelit dhe SHBA-ve