75 Mall Live Search
12:41 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Voton Gani Dreshaj, ky është mesazhi i tij! (Video+Foto)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj së bashku me familjen e ngushtë, bashkëshorten dhe vajzën e tij, kanë votuar në Shkollën Fillore “Hysni Zajmi” në Vrellë.

Dreshaj ka apeluar të gjithë që të dalin në zgjedhje dhe të zgjedhin më të mirin për këtë komunë, raporton Indeksonline

“Sapo kreva obligimin qytetar, votimin në vendlindjen time në Vrellë. Është shumë e rëndësishme që ky proces të shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme që të japim edhe një shembull të demokracisë si shoqëri. I lus qytetarët e Istogut që të dalin në votime në masë sa më të madhe sepse e ardhmja juaj varet nga ky proces.

“Le të fitojë ai që është hajri i Istogut”, ishte deklarata që dha ai para mediave.

Më poshtë, foto: