12:31 / E Diele, 23 Prill 2023 / mp

Voton kandidati i VV-së për komunën e Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Hetemi, për kryetar të Komunës së Leposaviqit, tashmë ka votuar në qendër të Kushtovës.

Pas votimit ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos humbasin këto zgjedhje dhe të mos kenë frikë të japin votën e tyre.

“Banorët të dalin në zgjedhje sa më shumë, të mos kenë frikë aspak dhe të mos ketë asnjë mungesë”, ka thënë Hetemi.

Në vendvotimin e improvizuar në fshatin Kushtovë e Vllahisë të komunës së Leposaviqit deri më tani kanë dalë për të votuar 13 persona.