75 Mall Live Search
08:09 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Votuesit e parë në “raundin e tretë” në Istog (Foto)

Votimi ka filluar edhe në qendrën më të madhë të votimit në Istog, në shkollën “Haxhi Zeka”.

Kjo qendër ka 10 vendvotime dhe të drejtë vote kanë 8352 persona.

Qendra e votimit është hapur me kohë dhe procesi i votimit po zhvillohet normalisht.

Tashmë kanë votuar edhe votuesit e parë në këtë raund të tretë zgjedhor.

KQZ vendoi ta çojë në rivotim këtë komunë pasi u pranua ankesa e LDK-së në PZAP se pati pa rregullsi, njofton Klan Kosova.

Në garën për të parin e Istogut janë, Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së.

Temat: