15:12 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vranë gruan dhe nënën e saj, pasi e kuptuan se ai kishte një grua tjetër në Afganistan

Nga kamera e sigurisë janë marr pamjet e vrasësit që kërcënonte ish-partneren e tij dhe nënën e saj para se t’i vriste të dyja.

Janbaz Tarin, 21 vjeçar ka pranuar sot vrasjen e Raneem Oudeh, 22 vjece dhe Khaola Saleem, 49 vjece, jashtë shtëpisë së kësaj të fundit në Ërst Midlands, më 27 gusht.


Tarin ishte martuar me Oudeh sipas ligjit islam, por marrëdhënia e tyre u prish pasi ai kishte edhe një familje të fshehtë në Lindjen e Mesme dhe nuk kishte treguar.


Në natën e vrasjes së tyre, ai është kapur përmes kamerës duke kërcënuar nënë e bijë duke i thënë: “Nëse më lini, unë do të vras ty dhe familjen tënde”.


Në një seancë dëgjimore mbi pranimin e fajësisë në Gjykatën e Trupave të Birminghait, policia tregoi se si Tarin shkoi për të gjuajtur zonjën Oudeh javë pasi ajo mësoi se ai kishte një grua tjetër, 3 fëmijë dhe një në pritje, në Afganistan./Indeksonline/