07:16 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vranët në politikë, por shikojeni se a do të jetë i vranët moti

Një situatë e vranët politike ka kapluar vendin ditëve të fundit. Ngjashëm do të jetë edhe moti këto ditë. Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, që do të kushtëzojnë mot kryesisht stabil dhe me vranësira. Ditën e mërkurë, me depërtimin e frontit të ftohtë, pritet të ketë mjaftueshëm qarkullim ajror, që mund të zbres indeksin, përkohësisht, në vlera normale.

5.12-6.12 – Të mërkurën në mëngjes pjesërisht vranët, e në vise të ulëta mjegull. Gjatë ditës priten kthjellime. Ditën e enjte mot kryesisht me vranësira, e në mëngjes me ngrica, ndërsa në vise të ulëta mundësi për mjegull.

7.12 – Mot pjesërisht i vranët, e gjatë ditës me intervale më të gjata me diell./Indeksonline/

Temat: