13:44 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / Blerim

“Vrasësu i Twitter-it”, dënohet me burg të përjetshëm


Një burrë që vrau nëntë njerëz pasi i kontaktoi ata në Twitter është dënuar me vdekje, në një çështje të profilit të lartë që ka tronditur Japoninë.

Takahiro Shiraishi, i quajtur “Vrasësi i Twitterit”, u arrestua, më 2017 pasi pjesët e trupit u gjetën në banesën e tij, transmeton Indeksonline.

30-vjeçari kishte pranuar vrasjen dhe copëtimin e viktimave të tij – pothuajse të gjitha ishin gra të reja që ai i takoi në platformën e mediave sociale.

Vrasjet serike nxitën debat, derisa më shumë se 400 njerëz u paraqiten për të parë vendimin të martën, pavarësisht se gjykata kishte vetëm 16 vende në dispozicion për publikun, njoftuoi media lokale.

Mbështetja publike për dënimin me vdekje mbetet e lartë në Japoni, një nga vendet e pakta të zhvilluara që ruan dënimin me vdekje./Indeksonline