23:31 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Vrasja e sotme në Shqipëri, arrestohet një 23-vjeçar

Autori i vrasjes me automatik të 25-vjeçarit Rexhep Alihasani pasditen e sotme në Tropojë, u arrestua.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e Safet Rizaj, 23 vjeç, banues në fshatin Luzhë.

Policia njofton se gjatë kontrollit, të riut ju gjet arma zjarrit tip automatik, e dyshuar që është përdorur nga autori.

Safet Rizaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Tropojë për veprime të mëtejshme.