11:29 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vrasja e taksistit në Fushë- Prezë, 2 vëllezërit, pranojnë autorësinë: Na ngacmonte nënën dhe motrën

Dy vëllezërit Shera janë autorë kryesor të vrasjes së taksistit Addulla Budlla pasditen e 3 gushtit në Fushë- Prezë. Report Tv mëson se në pranga ka rënë Saimir dhe Arsil Shera, ku sipas burimeve kanë njohje me 71-vjeçarin. Përpara uniformave blu ato kanë pranuar autorësinë e krimit.

Nisur nga ky fakt, referuar të njëjtave burimeve shkak është bërë një konflikt në fis që ka çuar në ekzekutimin e tij me 7 plumba nga një automjet në lëvizje. Mjeti ” Volkswagen” të cilin përdorën autorët për vrasjen e taksistit është gjetur dhe është sekuestruar nga ana e uniformave blu. Policia njofton se vëllai i madh, Saimir Shera është një person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar më herët.

71-vjeçari baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me Aeroportin e Rinasit. 7 plumba të dala nga automatiku i morën jetën taksistit që punonte në të zezë, me autorët që u kujdesën për të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes duke mos lënë asnjë gëzhojë.

Abdulla Budlla ishte një person pa precedent të mëparshëm penal e që njihej nga fqinjët në fshatin Ahmetaq si një njeri i qetë dhe shembullor.